Faqja Kryesore Botë Gjermania kërkon deri në 60 mijë vozitës të kamionëve

Gjermania kërkon deri në 60 mijë vozitës të kamionëve

2 Min e Lexuar
0
0
139

Gjermania ka mungesë të madhe të vozitësve të kamionave.

Kjo mungesë sipas raportimeve të mediave gjermane lidhet me kushtet e punës në sektorin e transportimit të mallrave, të cilat sipas të punësuarve nuk janë dhe aq të favorshme.

Kërkesa për vozitës është e konsiderueshme.

Numri i vendeve të zbrazëta sillet nga 45 mijë deri në 60 mijë, raporton media gjermane ZDF përcjellë Klan Kosova.

Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë në Gjermani, mungesa e një numri të madh mund të shkaktoj kolapsin e këtij sektori gjigand.

Kjo mund të ketë edhe efekte në aspekte tjera ekonomike për qytetarët gjerman, sepse shumë biznese mund të mbesin pa mallra, sidomos ato ushqimore.

Premtimet e kësaj shoqate janë se do të përmirësohen kushtet e punës.

Por ka edhe kërkesa tjera të kësaj organizate sepse dëshirojnë numër më të madh të gjinisë femërore të punësuar në këtë pjesë.

Sipas llogaritjeve vetëm 1.7 përqind e të punësuarve janë femra.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë