Faqja Kryesore Botë Gjermania zgjat bllokimin deri më 7 mars

Gjermania zgjat bllokimin deri më 7 mars

3 Min e Lexuar
0
0
10

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe 16 guvernatorët e vendit vendosën të mërkurën të zgjasin deri në 7 mars bllokimin e vendit për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.

Sipas marrëveshjes së tyre, shumë aspekte të bllokimit aktual, të cilat do të mbaronin në 14 shkurt, do të zgjaten, por do të bëhen disa përjashtime, duke përfshirë parukeritë të cilat lejohen të cilat lejohen të rihapin bizneset e tyre në 1 mars, me rregulla të rrepta të higjienës.

Bllokimi u zgjat deri në 7 mars, sepse deri në atë datë besohet që niveli i 50 infeksioneve të reja për 100 000 banorë është arritur në të gjithë Gjermaninë për shtatë ditë, tha Angela Merkel, e cila shtoi se shkalla e infeksionit kishte rënë nga 110 në pak më shumë se dy javë.

Por ajo paralajmëroi se variantet e reja të virusit paraqesin rrezikun e një “vale të tretë” që mund të parandalohet vetëm nëse autoritetet do të ishin në gjendje të gjurmonin edhe një herë të gjitha rastet e reja.

Numri javor i infeksioneve të reja ka rënë në 68 për 100 000 banorë. Qëllimi i qeverisë është të arrijë numrin nën 50 për të mundësuar gjurmimin e besueshëm të kontakteve. Ai arriti kulmin pak para Krishtlindjeve me gati 200.

Bllokimi i dytë i Gjermanisë filloi në nëntor dhe u zgjat dhe u ashpërsua para Krishtlindjes për shkak të shqetësimit se numri i pacientëve me COVID-19 mund të mbingarkonte spitalet.

Me zgjatjen e bllokimit, baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve do të qëndrojnë të mbyllura.

Të mërkurën, Instituti gjerman Robert Koch raportoi 8 072 raste të reja dhe 813 vdekje në 24 orë.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 63 000 viktima të konfirmuara gjatë pandemisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë