Mustafa është shapallur fajtor për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës, njofton Klan Kosova.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Mustafa është akuzuar dhe shpallur fajtor për ndalimin e gjashtë personave në kompleksin e BIA-s, ku sipas aktakuzës, janë trajtuar mizorisht dhe njëri prej tyre ka përfunduar i vrarë.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mustafa edhe vetë i ka torturuar dy prej tyre.

Kujtojmë se BIA ka qenë një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, i cili është shpërbërë pas luftës në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme