Faqja Kryesore Hulumtime Vendore GJYQTARI QË PO AKUZON EULEX-IN MASHTROI ME DOKTORATURË FALSE

GJYQTARI QË PO AKUZON EULEX-IN MASHTROI ME DOKTORATURË FALSE

7 Min e Lexuar
0
0
157

Avokati i dështuar në Britani që u bë gjyqtari më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Malclom Simmons ka mashtuar për vite të tëra duke paraqitur doktoraturën nga një Universitet që është mbyllur për shkak se ka shitur diploma flase.

Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false

Malcolm Simmons ish-kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it i cili dha dorëheqje javën që shkoi duke akuzuar BE-në për korrupsion në misionin e saj në Kosovë, ka mashtruar me vite të tëra me doktoraturën e tij nga një universitet që ka shitur diploma.

Insajderi ka kontaktuar me HEED, insitutucioni zyrtar i Arsimit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për verfikimin e diplomave dhe të Universiteteve, dhe ata kanë konfirmuar se diplomat e “FairFax University” nuk vlejnë në sistemin e Britanisë si diploma të cilat mund të përdoren për ndonjë gradim në karrierë.

“Universiteti FairFax nuk është i akredituar si i tillë, e as diplomat nga ky Universite nuk janë të akredituara e as nuk mund të merren për bazë për ngritje në karrierë. Diplomat nga ky universitet janë ‘diploma mill’”, thuhet në përgjigjen e HEED .

‘Diploma mill” është diplomë që merret nga një universitet që shet diploma por pa e ndjekur në fakt unviersitetin. Ato paguhen me para dhe zakonisht merren brenda një kohe të shkurtër.

 

 

Insajderi ka pyetur edhe Zyrën e Jashtme të Britanisë, organi që ka emëruar Simmons si gjyqtarë në misionin e BE-së për ligj dhe rend, EULEX apo si gjyqtarë ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë në Bosnje, nëse Simmons ka prezantuar doktoraturën nga “FairFax University” por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Kanë kërkuar kohë për përgigje, duke thënë se kjo i takon adminsitratës së kaluar, para BREXIT.

Përgjigje nuk ka kthyer as vet Malcolm Simmons të cilit i janë dërguar disa pyetje për të sqaruar faktin se përse e ka prezantuar gradën e doktoraturës në CV dhe në disa media gjatë kohës sa ka qenë gjyqtarë në Këshillin e Gjyqtarëve në Bosnje e Hercegovinë.

DR.FALSO – në Bosnjë dhe Kosovë

Malclom Simmons i dha fund karrierës së tij në sistemin e drejtësisë në Bosnjë e Hercegovinë duke ushtruar poste të rëndësishme si gjykatës në Gjykatat më të larta në këtë shtet, dhe po bëhej gati që të niste misionin e tij të ri: në Kosovë, si gjyqtar i EULEX-it.

Ishte viti 2008, dhe Simmons e kishte mbushur aplikacionin për tu emëruar në EULEX dhe në listën e shkollimit universitarë renditë dy universitete dhe një kolegj. Insajderi ka siguar këtë formë të aplikacionit me informacionet e Simmons.

Të parin e renditë “Fairfax University” UK. Kualifikimi: Ph.D apo doktoratur në drejtësi. Simmons shkruan edhe muajin gusht të vitit 1995 si vit kur ka nisur studimet për doktoraturë në këtë universitet ndërsa muajin qershor të vitit 1997 si vit kur ai merr titullin Dr.Simmons.

Të dytin e rendit “College of Law” UK. Titulli mungon por ai shpjegojn se mes periudhës 1989-1990 ka bërë “ekzaminimin final të ligjit të shoqërisë”, ndërsa Universitetin e Uellsit e liston të tretin duke treguar se aty ka kryer bachelorin e fakultetit juridik.

Simmons e kishte listuar Universitetin “Fairfax” dhe titullin e tij si doktor shkence edhe pse në atë kohë ishin mbushur 4  vite që kur ky universitet ishte mbyllur përfundimisht.

“FairFax Unviersity” ishte një universitet i paakredituar në distancë që jepte diploma të gradave të ndryshme që ishte themeluar në Luziana të SHBA-së në vitin 1986 dhe u ndërpre në vitin 2004.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Hulumtime Vendore