Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në Aqarevë të komunës së Skenderajt. Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot në orët e mëngjesit. “Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:43, informata ka qenë se një person është godit nga treni në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF Skenderaj ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet mirëpo pasi është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar si vetëvrasje dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha Prekazi. Like 0
Në orën 15:00, AAK e PSD zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej …