Faqja Kryesore Botë Hamasi lëshon raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore i përgjigjen duke i bombarduar televizionin

Hamasi lëshon raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore i përgjigjen duke i bombarduar televizionin

1 Min e Lexuar
0
0
43

Një autobus izraelit u godit nga një raketë e lëshuar nga Gaza. Nga zjarri që përfshiu autobusin vetëm një person ka mbetur i lënduar. Për shkak të incidentit, në Izrael është ngritur alarmi në pjesën jugore të vendit.

Autoritetet e vendit u shprehen se një sulm i tillë nga Gaza nuk ishte parë kurrë në pjesën jugore të Izraelit.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi.

Programacioni i tij përfshin lajme që promovojnë Hamasin si dhe programe për fëmijët dhe argëtimin e tyre nga ana fetare.

Nga ana e saj, Forca Ajrore Izraelite (IAF) u kundërpërgjigj duke goditur mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës, duke lënë kështu të paktën dy të vrarë dhe një të plagosur.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë