Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar duke pasur komunikim dhe bashkëpunim të rregulltë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si dhe me Universitetet në Shqipëri, sot ka pranuar njoftimin për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019. Mbi këtë bazë njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrim në Universitetet e Shqipërisë se konkurs pranimi do të zhvillohet prej datës 10 – 24 gusht 2018. Secili kandidat aplikon pranë institucioneve të arsimit të lartë (IAL – Universitetet, Fakultetet). Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Bashkangjitur përcjellim Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_nr._18_dt._21.5.2018.pdf http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/UDHEZIM-NR.26-DATE-30.07.2018-PER-DISA-SHTESA-DHE-NDRYSHIME-NE-UDHEZIMIN-NR.18-DATE-21.05.2018-PER-PROCEDURAT-E-APLIKIMIT-DHE-TE-REGJISTRIMIT-NE-PROGRAMET-E-CIKLIT-TE-PARE-TE-STUDIMEVE-NE-PROG.pdf Poashtu, të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit duhet t’i referohen udhëzimeve të sipërpërmendur, veçanërisht diploma dhe certifikatat e notave duhet të legalizohen me Apostillle në Gjykatën themelore në Bujanoc. Poashtu, administrata e Këshillit këto ditë është në dispozion për të ofruar këshillime rreth procedurës së aplikimit për kandidatët e interesuar dhe e njëjta nuk nënkupton ndihmë apo favore për regjistrim. Like 0
22 milionë euro u shpenzuan këtë vit për veteranët e rrejshëm Nga janari e deri në korrik të këtij viti janë shpenzuar mbi 44 milionë …