Kanë filluar punimet në realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës te Çerdhja e Fëmijëve apo Parku i Qytetit të Bujanocit. Punimet filluan gjatë verës dhe brenda ditës së sotme do të përfundojnë.

Rregullimi i rrugës rreth Çerdhes së Fëmijëve ka qenë njëra ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve, e cila është mjaft e frekuentuar. Pas problemeve të shumta në këtë rrugë, vetqeverisja lokale në Bujanoc i kanë dhënë prioritet rregullimit të kësaj rruge.

Punimet po i kryen kompania “Saba Bellça” dhe vlera e punimeve është afër 15 milionë dinarë me TVSh.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme