Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar takimin e djeshëm  në Shkup në mes të Presidentit serb Aleksandar Vučić, Kryeministrit të Shqipëris Edi Rama dhe Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.

Deputeti Kamberi ka thën se presidenti serb duhet ta dijë se rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë.

Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme