Deputeti popullor në Parlamentin e Serbis  z.Shaip Kamberi  përems një shkrimi në rrjetin social ka shkruar se të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabart çështja e Luginës të trajtohet e të drejtat e shqiptarëve të realizohen në tërësi duke ju referuar Dialogu Kosovë -Serbi që është mundësia më e mirë që kjo temë të trajtohet.

Madjedeputeti  Kamberi ka publikuar edhe një deklerat e cila është nënshkruar nga përfaqësuesit politik dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës, deklaratën e nënshkruar nga spektri politik në Luginë e gjeni në fundë të artikullit.
Kamberi ka thën që të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabart. Rrugëtimi i vendeve të rajonit drejtë BE-së bëhet më i lehtë vetëm nëse pakicat trajtohen në mënyrën e merituar e në përputhje me standardet evropiane.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë të mbeten pakica e vetme e cila, përtej përpjekjeve politike shumëvjeçare, vazhdon të stagnojë në realizimin e të drejtave të saja.
Prandaj na duhet angazhim i përbashkët e koordinim i shpeshtuar në mënyrë që çështja e Luginës të trajtohet e të drejtat e shqiptarëve të realizohen në tërësi.
Dialogu Kosovë -Serbi është mundësia më e mirë që kjo temë të trajtohet, ka shkruar Kamberi.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme