Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka përshëndetur marrëveshjen e përashkët Kosovë – Shqipëri mbi themelimin e fondit për Luginën e Preshevës.

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kane marrë sot vendim për “kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.

Një lajm shumë i rëndesishëm për përpjekjet e vazhduara të dy shteteve për të ndërtuar mekanizma institucional, që kanë munguar, për mbështetje të Luginës së Preshevës.

Kamberi ka shkruar se Erë e re po fryen në Ballkan, erë që jep shpresë për Luginën e Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme