Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Këto janë super produktet që e rrisin performancën e trurit

Këto janë super produktet që e rrisin performancën e trurit

3 Min e Lexuar
0
0
95

Ushqimet e shëndetshme kanë një rëndësi shumë të madhe për shëndetin mental dhe atë fizik.

Mirëpo a funksionojnë vërtetë? Nuk ka dyshim se me kohë, performanca e trurit fillon të bie dhe kështu ju filloni të humbni kujtesën, koncentrimin dhe funksionet e tjera të trurit. Mirëpo lajmi i  mirë është, se ju mund t’i përmirësoni këto probleme vetëm duke ngrënë ushqimet e duhura.

Sipas WebMd, këto janë disa nga produktet, që e rrisin koncentrimin dhe ndihmojnë në fokusim:

Kafeina– Disa produkte që përmbajnë kafeinë siç është çokollata dhe pijet energjike mund ta rrisin fokusimin.

Glukoza– Sheqeri natyral apo glukoza është një përbërës shumë i nevojshëm për trurin. Një gotë me lëng portokalli mund të ofrojë përmirësim të kujtesës si dhe të shumë proceseve mentale.

Peshku– Prania e acideve yndyrore, janë çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e trurit. Këto acide janë të shkëlqyera për trurin. Përbërësit e peshkut gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës si dhe të çrregullimeve mentale.

Çokollata e zezë– Ky produkt njihet për praninë e antioksidantëve dhe vitaminës E, që janë të lidhura me parandalimin e prapambetjeve mentale si dhe për përmirësimin e shumë proceseve të lidhura me trurin.

Boronicat– Hulumtimet në kafshë kanë treguar, se boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet dhe inflamacionet, që njihen për shkaktimin e shumë sëmundjeve siç është ajo e Alzheimerit si dhe demencës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend