Faqja Kryesore ShowBiz Komiku i njohur për rolin e ‘Silent Bob’, Kevin Smith i mbijeton infarktit në zemër

Komiku i njohur për rolin e ‘Silent Bob’, Kevin Smith i mbijeton infarktit në zemër

1 Min e Lexuar
0
0
110

Aktori dhe regjisori, Kevin Smith, i ka mbijetuar një infarkti të zemrës të dielën mbrëma.

Lajmin e ka bërë të ditur vet regjisori i “The Clerks” përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Ai ka thënë se kishte pasur probleme me zemrën pas një ‘stand-up’ komedie të dielën mbrëma dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Pas shfaqjes së parë këtë mbrëmje, pata një infarkt të madh. Mjeku që ma shpëtoi jetën, më tha se e kam pasur krejtësisht të bllokuar arterien e majtë koronare të përparme”.

“Po të mos e kisha ndërprerë shfaqjen dhe të shkoja në spital, do të kisha vdekur. Mirëpo, tash për tash jam akoma mbi tokë”, ka shkruar 47-vjeçari në Twitter

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz