Kryetari i Komunës së Bujanocit, gjatë ditës ka udhëtuar drejt Gjilanit, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Lutfi Haziri. Temë diskutimi në mes të dy kryetarëve të ana-moravës, padyshim ka qenë faza finale e bisedimeve Kosovë-Serbi, ku kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka ripërsëritur qëndrimin: “se shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë vullnetin t’i bashkangjiten Kosovës.”

Në një konferencë për media, kryetari Shaip Kamberi, deklaroi se në takim pos tjerash është biseduar për “Koordinimin e hapave në bashkëpunim ndërkomunal dhe konsulta të vazhdueshme për procesin në të cilin po hyjnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“28 vite të veprimit tonë të pavarur politik, gjithnjë kemi tentuar që problemet tona të zgjidhen në kuadër të institucioneve, ku kemi kërkuar edhe t’i realizojmë të drejtat tona si qytetar të atij vend, por pa sukses. Vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është t’i bashkangjitemi Kosovës. Gjithashtu, pres që në raportet e ardhshme të dy vendeve t’i jepet zgjidhje edhe problemeve të shqiptarëve të Luginës së Presheëvs” – tha Kamberi.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe njëherë paraqiti qëndrimin e tij, se komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duhet t’i bashkagjiten territorit të Kosovës./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme