Kryetari i Kuventid Komunal i Bujanocit z.Enver Ramadani me një delegacion nga Komuna e Bujanocit ka qëndruar sot për vizitë ne Ministrin e Kulturës,Rinis dhe Sportit të Kosovës ku u prit nga Zëvedësministrja znj.Daulina Osmani.

Ramadani ka thën që pata kënaqësinë që sot të pritem nga Zëvendësministrja e MKRS, znj.Daulina Osmani me të cilën bashkëbiseduam rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe ndihmave me programe konkrete nga kjo ministri për Komunën e Bujanocit.

Ramadani gjatë takimit ka kërkuar që Lugina e Preshevës, konkretisht Komuna e Bujanocit të jetë në kalendarin e Ministrisë përkatëse duke patur nevojat e domosdoshme për zhvillimin e Kulturës dhe Sportit në Komunën e Bujanocit.

Ramadani ka kërkuar  edhe financimin e një muzeut të qytetit të Bujanocit dhe përfshirjen e Komunës së Bujanocit në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është për tu vlerësuar mirëkuptimi dhe përkushtimi për ta ndihmuar Bujanocin.
Bashkë mundemi, ka thën Ramadani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme