Kryetari Shaip Kamberi priti në vizitë Kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe ambasadorin Valdet Sadiku.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i përcjellur nga delegacioni i tij, qëndroi për vizitë në Komunën e Bujanocit.

Në takimin e mbajtur me kryetarin Kamberi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy komunave, shkëmbimin e përvojave të ndërsjella dhe për paraqitje të përbashkët në zgjidhjen e disave prej çështjeve në sferën e infrastrukturës.

Pjesë e delegacionit, përveç zv kryetarit të Komunës dhe Kryesuesit të asamblesë së Kamenicës, ishin edhe drejtorët e rinjë që veprojnë në kuadër të administratës lokale.

Këta të fundit kishin mundësi që t’i ndajnë përvojat dhe mendimet me homologët e tyre nga Komuna e Bujanocit.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Qëndron Kastratit pas marrjes së detyrës në Komunën e Kamenicës e poashtu e para e këtij lloji në komunën tonë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme