Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dje kryetari Shukri Ymeri, mbajti takimin e parë konsultativ me anëtarët e komisionit për përpilimin e kurikulave të plan programit të gjuhës shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. Komisioni është duke punuar në kurikulat për klasën e parë dhe të pestë, për shkollat fillore dhe vitin e parë të shkollave të mesme për vitin shkollor 2018/19. Ky komision më vonë do të vazhdoj punën edhe me përpilimin e kurikulave  për klasën e dytë dhe të gjashtë të shkollave fillore dhe vitin e dytë të shkollave të mesme.

Në takim u diskutuan mangësitë e planeve ekzistuese si dhe mundësit për përmasimin, plotësimin dhe harmonizimin e kurikulave e gjuhës shqipe për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Nevojën emergjente për t’iu përshtatur metodologjive bashkëkohore në drejtim të digjitalizimit dhe ofrimit të planeve e programeve cilësore.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme