Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka vizituar sot Komunën e Likovës ku u prit nga kryetari z.Erkan Arifi, ku kanë bër me dije se kan thelluar bashkpunimin për projekte të reja ndërkomunale.

Ky është njoftimi i plotë i znj.Sinani

Falenderoj 🙏 kryetarin e Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, për mikëpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit 🤝 midis komunave tona, të cilat shquhen tradicionalisht për lidhje të afërta kombëtare, familjare, kulturore dhe miqësore ❤

Në praninë e drejtorit të NP ‘Moravica’, z.Gazmend Aliu, sot në Likovë, bashkëbiseduam për implementimin e projektit të përbashkët, në vlerë prej 120.000 Euro, të mbështetur nga IPA fondet e Bashkimit Europian 🇪🇺

Nga ky projekt, secila komunë do të përfitojë nga 850 kontejnerë dhe nga një kamion 🚛

U pajtuam po ashtu që si dy komuna, ta fillojmë aplikimin e përbashkët me Komunën e Gjilanit, për një projekt të ri ambicioz ndërkomunal në trekëndëshin tonë ndërkufitar, në funksion të zhvillimit të ekonomisë, ruajtjes së mjedisit 🌳 dhe promovimit të turizmit.

#BashkëpunimiRajonal #Ekonomia #Mjedisi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme