Me përfundimin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mediat serbe, shkruajnë se Shaip Kamberi, është lideri më i përkrahur nga shqiptarët e Luginës në zgjedhjet e 4 nëntorit.

E përditshmja “Blic”, shkruan: “Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare, lista e udhëhequr nga Shaip Kamberi, “Partia për Veprim Demokratik”, është përkrahur më së shumti, në total me 4.719 vota apo gjashtë mandate.

Ndërsa B92, shkruan: “Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, votuan 14.274 votues, me numrin më të madh të votave u rradhit lista  “Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi”, i cili do të ketë gjashtë anëtarë të këshillit”, kurse televizoni N1, citon: “Nga 14,274 votues, numri më i madh i votave u fitua nga “Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi”, i cili do të ketë gjashtë anëtarë të këshillit”.

Megjithate, përkundër një rritje të shpejt të Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit në Preshevë, gjatë vitit të kaluar, zgjedhjet e 4 nëntorit, dëshmuan krejtësisht të kundërtën./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme