Ka ndërruar jetë ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson, në moshën 89-vjeçare. Ai ishte njeriu i parë që e themeloi Ligën e Kampionëve në vitin 1992.

Suedezi u zgjodh president i shtëpisë së futbollit evropian në vitin 1990, duke qëndruar deri në vitin 2007, ndërsa kishte fituar Kampionatin Evropian në vitin 1992.

Federata e Futbollit të Suedisë kishte njoftuar se Johansson ishte duke vuajtur që një kohë të gjatë nga një sëmundje, ndërsa dje (4 qershor) ka ndërruar jetë.

Presidenti Karl-Erik Nilsson tha “Lennart Johansson ishte udhëheqësi ynë më i madh ndërkombëtar i futbollit të të gjitha kohërave, asnjë suedez nuk ka pasur një ndikim të ngjashëm në futboll në botë”.

“Ai u respektua thellë si president i UEFA dhe nënkryetar i FIFA-s, udhëheqja e tij ka ngjallur admirim në të gjithë botën”, ka shtuar më tej ai.

Johansson u bë edhe më vonë presidenti nderi nga UEFA, i njohur për punën e tij brenda garës evropiane. Ai poashtu tentoi të bëhej president i FIFA-s, mirëpo humbi garën nga Sepp Blatter në vitin 1998.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport