Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se “nëse Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim SHBA-ja do t’i ripërtërijë përpjekjet për ta ndihmuar vendin që t’i bashkohet Partneritetit të NATO-s për Paqe”.

Tutje ai tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.

Ai kujtoi se palët e kanë pranuar atë dhe tha se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier në një takim me gazetarët, të mërkurën në Prishtinë.

I pyetur nëse ka ndonjë ndryshim në pozicionin e SHBA-së sa i përket marrëveshjes së detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër dhe marrëveshjes së përkohshme me njohje eventuale, Hovenier tha se nuk beson se ka ndonjë ndryshim, porse “njohje të realitetit”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme