Nesër në Bujanoc vazhdon dialogu mbi “planin 7 pikësh” ndërmjet Beogradit dhe Luginës së Preshevës

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon dialog social të dytin me radhë, lidhur me Planin 7 pikësh për integrimin e shqiptarëve në institucionet republikane.

Dialogu do të mbahet në Bujanoc, më 11 mars (nesër), me fillim prej orës 11:00h, në objektin e Fakultetit Ekonomik në Suboticë – Dega në Bujanoc, rr. Karagjorxha Petrovica b.b.

Në pjesën hyrëse të dialogut do të flasin ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogut social Gordana Çomiq, ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kishiq, sekretari shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, ushtrues detyre i ndihmës ministrit për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë, Alleksandar Adamoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braatu.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme