Faqja Kryesore Botë Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris

Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris

2 Min e Lexuar
0
0
47

Zjarri, fillimisht përfshihu papafingon e katedrales, monumentin historik më të vizituar në Evropë, tha një nga zjarrfikësit.

Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku shihet tymi duke dalë nga pjesa e sipërme e katedrales.

Sipas njoftimeve të para, zjarri është “potencialisht i lidhur” me rinovimin e ndërtesës, thanë zjarrfikësit.
Zëdhënësi i katedrales ka bërë të ditur se zjarri është raportuar të këtë rënë rreth orës 17:50, ndërsa evakuimi ndodhi shpejt.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është tejet i pikëlluar për djegien e “Notre Damet”.

“Jam i pikëlluar të shoh sonte se si një pjesë e gjithë neve po digjet”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë