Faqja Kryesore Botë Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

59 Sekonda e Lexuar
0
0
45

Parlamenti i Britanisë ka hedhur poshtë të martën marrëveshjen e kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian.

Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmuese votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.

May gjatë gjithë kohës u bëri thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”.

Votimit të marrëveshjes i ka paraprirë një debat i gjatë që ka zgjatur pesë ditë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë