Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në fund të javës së ardhshme përfundon afati i dhënë nga Bashkimi Evropian për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar draftin, ndërsa ekipi menaxhues ka bërë të ditur se në hartimin e draftit ata marrin parasysh Marrëveshjen e Brukselit, por jo edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri te përfundimi i afatit të vënë nga Bashkimi Evropian (BE) për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Qysh para katër muajve BE-ja kishte kërkuar që deri më 4 gusht të hartohej statuti i AKS-së, porse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Këtë e kanë pohuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk kanë pranuar draftstatutin e ekipit menaxhues mbi Asociacionin. Megjithëkëtë, drejtuesit e këtij ekipi kanë paralajmëruar se draftstatuti i Asociacionit do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit, rrjedhimisht kundër Kushtetutës. Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i vendosur se Asociacioni do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Mirëpo ndryshe vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen të bindur se ekipi menaxhues nuk do ta respektojë Kushtetutën. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Kamberi i kërkon kongresistit Engel që çështja e Luginës të përfshihet në dialog Kongresisti amerikan, Eliot Engel, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Beograd për një …