Kryetari Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi po qëndron sot në Prishtin me ftesë të ministrit z.Bedri Hamza, nga ku po vazhdon përkrahja e Institucioneve të Republikës së Kosovës  për komunën e Bujanocit.

Me vendin të ministrit z.Bedri Hamza, Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës, sot ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e katit të III-të të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Një përkrahje shumë domethënëse për komunën tonë, e cila jep shpresë jo vetëm për vazhdim e projekteve të tilla, por edhe për rritjen e sasisë së mjeteve të ardhura nga Kosova.

Njofton faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme