Faqja Kryesore Botë Policia spanjolle sekuestron 2 mijë kilogramë kokainë nga një nëndetëse

Policia spanjolle sekuestron 2 mijë kilogramë kokainë nga një nëndetëse

2 Min e Lexuar
0
0
27

Një nëndetëse e mbushur me më shumë se dy mijë kilogramë kokainë është sekuestruar nga policia spanjolle.

Autoritetet njoftuan se dy persona janë arrestuar pasi nëndetësja u ndal në një pjesë të bregdetit në rajonin veriperëndimor të Galicia-s. Një person tjetër ka arritur të ikë, ndërsa besohet se të tre të dyshuarit janë nga Ekuadori.

Mediet spanjolle raportuan se kjo nëndetëse ka ardhur nga Kolumbia dhe policia po mundohet të marrë vesh nëse ky mjet lundrimi është ngarkuar me drogë në këtë shtet apo në ndonjë vend tjetër.

Në të kaluarën, nëndetëset janë përdorur nga bandit e drogës për të kontrabanduar drogë nga Amerikan Latine drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse një rast i ngjashëm ishte shënuar në këtë rajon në vitin 2006, kjo mënyrë e transportimit të drogës po vlerësohet si mjaft e re në Evropë.

Kokaina është një ndër llojet më të shtrenjta të drogës, ndërsa vendet e Amerikës Jugore janë të njohura për bandat e fuqishme të substancave narkotike, shkruan “BBC”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë