Botë Putin konfirmon se do të vizitojë Serbinë në vjeshtë Nga Wikiliks U postua 29/06/2018 1 Min e Lexuar 0 0 109 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve. Vuçiq u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranuar ftesën për vizitë. Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe. Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë. Like 0
Arifi: Sot 605 Studentët në llogarit e tyre do ken ndihmën e njëhershme financiare 605 student të komunës së Bujanocit sot në llogarit e tyre do të kenë …