Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për krijimin e qeverisë së re dhe kabinetit qeveritarë me shpres që të reflektojnë pozitivisht në raport me Luginën e Preshevës.

Ky është postimi i z.Enver Ramadani:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës,  zotri Albin Kurti,

Me kënaqësi  po jua uroj pozitën e re të Kryeministrit të Republikës së Kosovës duke ju uruar punë të  mbarë Juve dhe kabinetit tuaj në drejtimin e Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt proceseve që kontribuojnë në shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Urojmë që kjo qeverisje para se gjithash të punojë  në dobi dhe të mire të të gjithë qytetarëve të Kosovës duke u angazhuar për stabilitet politik dhe socio-ekonomik.
Presim që Komuna e Bujanocit , Preshevës dhe Medvegjes të zënë vend të veçantë në politikat programore qeveritare të Republikës së Kosovës, sepse është moment i kohës për të reflektuar pozitivisht  për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Me respekt ,

Enver Ramadani

Kryetar i Kuvendit Komunal
të Komunës së Bujanocit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme