Koha të mendojmë për finalen e Kievit, rreth të cilës ka folur së fundmi ka folur dhe Sergio Ramos. Ndërsa për yllin e tyre, Ramos këmbëngul se Salah është vetëm njëri nga lojtarët e Redsave, duke thënë se skuadra e tij nuk frikësohet dhe do të luaj për trofeun e radhës në Evropë.

“Ne kemi parë atë që Salah mund ta bëjë këtë sezon, por ai do të jetë vetëm  njëri nga 11 lojtarët që ne përballemi kundër Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Ramos për Mirror.

“Gjatë gjithë karrierës sime, unë jam ballafaquar me sulmuesit më të mirë në botë – shumë prej tyre që konsiderohen ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë”.

“Për mua, kurrë nuk ka frikë. Respekt, po, por asnjëherë frikë”.

“Ne nuk mund të jemi arrogantë, por mund të jemi të sigurt. Ne e dimë se është në ADN-në e Real Madridit për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Jemi të gatshëm për të mbrojtur titullin tonë për herë të dytë – ne nuk do ta lejojmë atë të shkojë lehtë”.

“Me gjithë respektin, ndoshta në fillim të sezonit Liverpooli nuk ishte ekipi që njerëzit mendonin se do të ishin në finale, por ata janë këtu, sepse ata meritojnë të jenë këtu”.

“Ne e dimë si ekip se si të luajmë në finale – dhe ne do të jemi gati”, përfundoi kapiteni i Real Madridit. /albeu.com/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport