Njoftim nga Hekurudhat e Serbisë

Njoftohen qytetarët e komunës së Preshevës dhe më gjerë – kalimtarë të rastit, që për shkak të një defekti (këputje të kabllit) në rrjetin elektrik në afërsi të vendkalimit mbi hekurudhë në fshatin Raincë, rampa automatike do të jetë jashtë funksionit për disa ditë.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve automobilistike gjatë kalimit të trenit në këtë kryqëzim, drejtuesit e trenave do të ndalojnë në afërsi të vendkalimit mbi hekurudhë, dhe pasi të jenë siguruar që nuk ka pjesëmarrës në.trafikun rrugor, do të kalojnë trenat sipas kapjes së qarkullimit.

Megjithatë, apelojmë tek qytetarët e komunës sonë dhe kalimtarët tjerë të rastit, që të kenë kujdesin e shtuar, me rastin e kalimit mbi hekurudhë në fshatin Raincë.

Për ndryshimin e regjimit të punës së rampës, pas evitimit të defektit nga ana e Hekurudhave të Serbisë, do të ju njoftojmë me kohë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme