Paris Saint Germaini do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në fazën e parë të eliminimit direkt.

Djajtë e Kuq duken krejtësisht një ekip ndryshe nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tani janë edhe favorit për të fituar ndeshjen e parë.

Për PSG do të mungojnë Neymar dhe Edinson Cavani, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Man Utd (4-3-3): De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Rashford, Martial.

PSG (4-3-3): Buffon, Dani Alves, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Mbappe, Draxler.

Unitedi u rendit në Grupin H me dhjetë pikë, dy më pak se Juventusi. Në anën tjetër klubi nga Parisi e mbylli Grupin C me 11-të pikë, tri më pak se Liverpooli.

Ndeshja e kthimit është me 6 mars në stadiumin Parku i Princave.

                                               Ndërsa në duelin tjetër sonte përballen Roma-Porto.

Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë. Në fund të fundit, falë ëndrrave dhe punës së madhe javë pas jave Roma në sezonit e fundit arriti në një gjysmëfinale të papritur në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i parë i skuadrës italiane në fazën e eliminimit direkt është Porto. Ndeshja e parë do të luhet në Olimpico dhe romakët janë favorit për të marr rezultat pozitiv.

Skuadra e Eusebio Di Francesco është duke u përballur me disa lëndime dhe nga kjo me shumë mundësi Robin Olsen nuk do të mbrojë në portë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.

Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi.

Giallorossët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më pak se Real Madridi në vendin e parë. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport