Një rrahje në mes të gjashtë personave ka ndodhur sonte në “Rrugën B” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar  6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, ka thënë Borovci.

Tutje, Borovci ka treguar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme