Faqja Kryesore Botë SHBA-ja shton prezencën në Kosovë

SHBA-ja shton prezencën në Kosovë

1 Min e Lexuar
0
0
76

SHBA-ja shton prezencën në Kosovë, javën tjetër vijnë ushtarë të Gardës Kombëtare të Wyomingut

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Wyoming do të dërgohen javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë, transmeton “AP”.

Anëtarët e komunitetit janë të ftuar të marrin pjesë në një ceremoni për Regjimentin e Këmbësorisë 297 të martën pasdite në Shkollën e Mesme të Lartë në Afton.

Zyrtarët e Gardës Kombëtare thonë se kjo është hera e parë që njësia e këmbësorisë Wyoming do të dërgohet në një mision jashtë vendi qe nga organizimi në 2016.

Stacioni i parë i njësisë do të jetë në Fort Bliss në Teksas për trajnime shtesë.

Ushtarët vijnë nga shtetet Kolorado, Montana, Utah dhe Wyoming./KP

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë