Selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc sot e vizitoi shefi i zyrës së Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper dhe asistentja e tij Mona Alghaith.

Me që ishte vizita e tijë e parë në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar krytari Mustafa e ka njoftuar shefin e Këshillit të Evropës lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet KKSH-ë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka potencuare se gjat takimit  me bashkëpunëtorët e tij njoftuan shefin e Këshillit të Evropës për çështje si, pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore; problemet në arsim si mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe; sfida qe po rëndojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, është vënë theks i veçantë në shqyrtimin e zbatimit të konventave evropiane dhe mos realizimi i të drejtave që derivojnë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme