Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me mbledhjen e qeverisë në Berat.Duke folur për prerjen e ndihmës ekonomike për mijëra familje, Basha u shpreh se kryeministri gënjen ditën me diell duke pretenduar se një qytetar do të preferonte më shumë ndihmën e qeverisë prej 50 mijë lekësh sesa një pagë 400 mijë lekëshe.

“Ramen nuk e beson askush kur thote se nje qytetar preferon 50 mije leke ne vend te 400 mije leke.

Rama  e thote kete per te mbuluar nje te vertete te dhimbshme -nuk ka vende pune. Ato po mbyllen.Nuk ka gjetur kohe te shkoje ne nje familje qe i eshte hequr ndihma dhe t’i shohe ne sy.Detyra e kryeministrit nuk eshte t’i nençmoje e te tallet me keto familje. Por t’u jape ndihmen qe u detyrohet me ligj. Fondet jane.

Edi Rama me qeverine e tij ne luks vetem per viziten e tij Berat kane shpenzuar mjaftueshem para per te mbuluar ndihmen ekonomike per familjet e varfra ne berat.

U kerkoi shqiptareve “me punesoni, t’ju punesoj”. Shqiptaret kane punesuar nje parazit dhe hajdut.

Basha: Te ngrejme zerin dhe te mos pranojme moton e Edi Rames “sa me shume ju varferoj, aq me shume ju sundoj”, tha Basha.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme