Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt eliminatore për Kampionatin Evopian “Euro 2020”.

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, djelmoshat e Edy Rejas janë nikoqir të Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për grupin H, shkruan Zëri.info.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Islanda me rezultat 1:0 të shtunën.

Në tre takimet e fundit kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar dy fitore, derisa ka marrë një barazim.

Moldavia nuk di për fitore në Shqipëri, por që në ndeshjen e fundit barazoi pa gola.

Ndeshjen e sontme do ta drejtojë gjyqtari finlandez Ville Nevalainen me ndihmësit e tij Jukka Honkanen dhe Mika Lamppu, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Petri Vijanen.

Në grupin H, Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me vetëm tre pikë të grumbulluara pas tre ndeshjeve, derisa Moldavia në vendin e katërt me po aq pikë.

Sonte, Edy Reja do ta synojë fitoren e parë me kuqezinjtë që prej ardhjes së tij në Kombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport