Shtetet e aleancës së NATO-s do të nënshkruajnë marrëveshje me Maqedoninë, me çfarë hapet rruga që ky shtet ballkanik të bëhet anëtar i 30-të i kësaj aleance ushtarake.

Më pas çdo shtet anëtar duhet ta ratifikojnë protokollon për hyrje, shkruan BBC.

Ky veprim pasoi pasi deputetët e parlamentit grek e përkrahën marrëveshjen me të çka e përfunduan konfliktin 27 vjeçar rreth emrit të fqinjit verior.

Ata e kanë pranuar emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia më herët e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në këtë aleancë, me arsyetim se emri nënkupton ambiciet territoriale.

Në Greqi në rajonin e Maqedonisë gjendet qyteti më i madh i këtij vendi – Selaniku. Ligjvënësit grek e kanë miratuar  marrëveshjen përkundër kundërshtimit të gjerë të publikut.

Ky kontekst i stërzgjatur ka kontribuar që Greqia deri tani i ka penguar edhe përpjekjet e Maqedonisë që të hyjë edhe në Bashkimin Evropian.

Protokolli do të nënshkruhet sot në një ceremoni në Bruksel, në selinë e NATO-s.

Javën e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka publikuar në Twitter: “më 6 shkurt do të shkruajmë një faqe të re në histori: anëtaret e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin për hyrje me Republikën e Maqedonisë Veriore, gjegjësisht me ministrin e jashtëm të këtij shteti Nikolla Dimitrov”.

Maqedonia deri te kjo ka mundur të vijë edhe para dhjetë vjetëve, por Greqia e ka bllokuar anëtarësimin e saj.

Tani Greqia do të jetë anëtare e parë e cila do ta ratifikojë protokollon për hyrje, gjë që me siguri do të ndodh këtë javë.

Pastaj Maqedonia do t’i informojë Kombet e Bashkuara dhe institucionet tjera mbi emrin e ri.

Maqedonia dhe Greqia në qershor të vitit të kaluar e kanë nënshkruar marrëveshjen për emrin e ri.

Kështu Maqedonia bëhet Republika e Maqedonisë Veriore apo shkurt Maqedonia Veriore.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme