Solskjaer ka paralajmëruar sërish shumë largime nga Manchester United.

Edhe matematikisht, Manchester United ka dështuar të sigurojë një vend për Champions League për sezonin 2019/20 dhe kështu, “Djajtë e Kuq” do të bëjnë gara në Europa League edicionin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.

United kishte ende shpresa, por me barazimin 1-1 me Huddersfield në xhiron e 37-të’, edhe matematikisht kanë mbetur jashtë top katërshes.

Ole Gunnar Solskjaer është i irrituar me këtë dhe ka paralajmëruar shumë ndryshime.

“Jemi të zhgënjyer të gjithë që s’do të jemi në Champions League. Jemi jashtë me fajin tonë, kishim disa herë mundësi për të përfunduar në vendin e tretë, të katërt, por nuk i shfrytëzuam. Europa League është vendi i duhur për ne dhe nëse City nuk e fiton FA Cupën, duhet të nisim herët kualifikimet për Europa League dhe do të ishte më e vështirë”, tha ai.

Kur u pyet nëse Alexis Sanchez ka luajtur ndeshjen e fundit për Unitedin, Solskjaer refuzoi të diskutojë për një lojtar në veçanti, duke folur në përgjithësi.

“Ka mundësi që i keni parë shumë lojtarë për herë të fundit, por s’do të flas për individ”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport