Sot në sallën e Kuvendit komunal në Komunën e Bujanocit është mbajturë mbledhja e Këshillit për siguri dhe parandalim të kriminalitetit me temë “Ekranizimi dhe ndikimi negativ tek fëmijët” e kryesuar nga kryetari i kuvendit komunal z.Enver Ramadani.

Në mbledhjen e mbajtur sot në Këshillin për siguri dhe parandalim të kriminalitetit u diskutua tema Ekranizimi dhe ndikimi negativ tek fëmijët.

Dr. Florije Huruglica Halili ishte ligjeruese e kësaj teme, e të pranishëm ishin edhe institucionet shkollore, pedagogë e psikolog të shkollave,të cilët u bënë pjesë e diskutimit.

Kjo temë në bashkëpunim me OSCE Mission to Serbia zyra në Bujanoc do të jet prezente edhe nëpër institucionet shkollore në Komunë të Bujanocit për të përçuar mesazhin dhe senzibilizimin sa më të madh te kësaj problematike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme