• Sot, Këshilli për siguri dhe parandalim të kriminalitetit i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ka mbajtur seancën e rregulltë, në të cilën u diskutua për çështjen e sigurisë në territorin e Komunës së Bujanocit, mbi situatën lidhur me virusin COVID 19 dhe vakcinimin e qytetarëve dhe njëherit u prezentua projekti “Siguria e qytetarëve” i cili u realizua në bashkëpunim me OSBE-në.

Projekti kishte për qëllim që të identifikojë problemet që shkaktojnë pengesa në funksionimin e mirëfilltë të qytetit të Bujanocit, duke u bazuar në gjetjet që kanë hasur gjatë inspektimit në teren.

Ndërsa sa i përket gjendjes së situatës rreth virusit COVID 19, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit tha se gjendja është stabile dhe se gjatë muajit qershor dhe muajit korrik kishte vetëm tre të infektuar nga gjithsej 171 testime që ishin bërë.

Ajo që është shqetësuese është fakti se të rinjët janë shumë pak të interesuar që të marrin vakcinat.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme