Futbolli i Kosovës javë më parë ka mbetur pa legjendën Fadil Vokrri.

Tanimë ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Sot, 23 korrik 2018, do të ishte ditëlindja e 58-të e legjendës së futbollit kosovar.

E në 58 vjetorin e lindjes, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për vënien e emrit të tij stadiumit të Prishtinës.

Kësisoj stadiumi i qytetit që është duke u rinovuar zyrtarisht do të quhet ‘Stadiumi Fadil Vokrri’.

Tanimë edhe ekipi punues ka dalë te stadiumi, ku po vendoset emri i legjendës me shkronja të mëdha.

Kontraktuesi është BM Group, ndërsa Top Reklama ka realizuar reklamën 3D me mbishkrimin Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport