Ministri i arsimit të Serbisë, Branko Ruzhiq, njoftoi se ky vit shkollor do të fillojë më 1 shtator në të gjitha shkollat ​​në Serbi me intonimin e himnit kombëtar serb “Bozhe pravde”, Kjo ka shtyer Kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberin që të reagon

Reagimi i Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi :

Ministri serb arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Branko Ruzhiq, paska marrë vendim që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 shtator, të intonohet himni shtetëror i Serbisë. Qëllimi i një vendimi të këtillë qenka “respektimi flamurit, stemës dhe himnit” për ta “ruajtur identitetin tonë” ka sqaruar ai.

Ministri serb paska harruar se obligimi i tij primarë ndaj fëmijve, para imponimit të dëgjimit të himnit, është sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave.

Secili prej ne duhet të ruajë identitetin e vet dhe kjo është pika në të cilën pajtohemi. Por, shtrohet pyetja a është himni intonimin e të cilit Ju po urdhëroni gjithëpërfshirës apo përjashtues? A përfaqëson vetëm identitetin serb apo edhe të pakicave? Si do të ndikojë te pakicat një atmosferë e këtillë imponuese.

Pakicat në Serbi përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë dhe ato kanë identitet krejtësisht tjetër nga ajo që Ju po doni t,i impononi. Kjo ështët një realitet sado që Ju po mundoheni ta injoroni.

Respekti është raport i dyanshëm. Do të jeni i respektuar në masën e njëjtë që respektoni të tjerët. Në atmosferën në të cilën Serbia me ligj diskriminon shqiptarët sidomos në çështjet identitare –mohimi i të dejtës së përdorimit të simbolit kombëtar- çfarëdo vendimi politik, qoftë ai imponues, nuk mund të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj diskriminatorit.

Prandaj edhe ky vendim nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos politizim i panevojshëm i shkollave dhe arsimit për nevojat e patriotizmit tuaj të rrejshëm.

Nuk do të befasohem nëse vendimi i Juaj i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme