Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës dje është zhvilluar nën tensione.

Siç raportojn mediat lokale në Preshevë këshilltarët komunalë që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashtë rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, gjatë diskutimeve të tij ishte mjaft i ashpër ndaj oponentëve politik.

Ndërsa në fund të seancës doli para Kryesisë së Kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ia grisi dokumentet kryetarit të Kuvendit, Sami Salihut.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme