Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi se duhet të arrihet një kompromis përfundimtarë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Në një intervistë për gazetën “Novosti”, ai theksoi se Kosova duhet ta kuptojë se nuk do të ketë të ardhme në rast se nuk ka marrëveshje që iu konvenon dy palëve.

Mirëpo, numri një i Serbisë u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt shteti i tij do të mund të pranojë kompromise, edhe nëse të njëjta mund të jenë të ‘dhimbshme’ për dikë.

“… se Serbia është gjithçka, pa marrë asgjë, nuk është realiste e  as e mundur. Është e vështirë që të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore thonë se çështja territoriale e Kosovës është zgjidhje që s’duhet diskutuar dhe ata nuk do të heqin dorë prej saj”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline

Megjithatë, Vuçiq theksoi se Beogradi zyrtar duhet të përpiqet të gjej një alternativë se çfarë mund të fitojë.

“Si për serbët në Kosovë dhe Metohisë, por edhe për Serbinë, shumë njerëz e harrojnë këtë. Kjo nuk është vetëm një çështje e serbëve të Kosovës. Ata janë të rëndësishëm, mirëpo ne duhet t’i shikojmë edhe interesat e përgjitshme për banorët që jetojnë në Serbi”, deklaroi ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme