Eksperti gjerman i zhvillimeve dhe politikave që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, nuk sheh asgjë të keqe që ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell, të zëvendësojë Federica Mogherinin, në postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, dhe në atë të kryenegoacitorit në dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, Weber thotë që diplomati spanjoll do ta ndihmojë Serbinë për të kuptuar realitetin e Kosovës shtet të pavarur, pasi sipas tij njohja e realitetit është e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse e që do të siguronte paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën.

Analisti gjerman thotë se pavarësisht që Borell vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ai vet si personalitet është një njeri me virtyte të larta evropiane, duke kujtuar kështu qëndrimin e Josep Borell kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, e për të cilën Weber thotë se është një ide e ‘çmendur’.

Weber thotë se diplomati spanjoll do t’ia lehtësojë Beogradit që të ndërmarrë hapa të vështirë, e për të cilët Serbia thotë se e ka ditur gjithmonë se do të vinin në fund të dialogut politik me Kosovën.

EEAS është kuadri i duhur institucional për BE-në që të përmbushë rolin e saj kryesor në dialog, vetëm se unë nuk jam i sigurt se Përfaqësuesi i Lartë me gjithë këtë portofolio të madhe dhe me një ekip që përbëhet nga burokratë të Brukselit dhe diplomat evropianë është baza e duhur për negociata. Negocimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse të komplikuar për një periudhe të gjatë duhet të bëhet nga dikush i cili mund t’ia përkushtojë tërë kohën dhe energjinë e tij përpjekjeve dhe ai apo ajo duhet të përkrahet nga një ekip ekspertësh të ndryshëm të ligjit evropian dhe ndërkombëtar, qeverive lokale dhe të drejtave të minoriteteve”

Shumë pozitiv për t’i dhënë energji projektit të Evropës, për të ringjallur politikën e jashtme dhe të brendshme të BE-së. Ministri Borell është një njeri me bindje evropiane, që vjen nga një shtet si Spanja, që përveç një vendimi jo të kënaqshëm në vitin 2009 për të mos e njohur Kosovën, gjithmonë ka synuar që të jetë një forcë integruese brenda Bashkimit Evropian.

 Nuk do të ketë ndonjë (ndikim) të madh, të paktën jo negativ. Ndoshta do t’ia bëjë më të lehtë Beogradit për t’i ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, për të cilët ata e dinin tash e shumë vite se do të vinin në fund të dialogut politik.

Jo nuk mendoj. Vëmendja e publikut kosovar u tërhoq pak vjeshtën e fundit, kur Borell ishte nga të paktët zyrtarë të shteteve anëtare të Evropës që foli publikisht kundër idesë së çmendur për shkëmbime të territoreve. Si një Katalunas ai e di shumë mirë se sa të rrezikshme janë ‘zgjidhjet’ entniko-territoriale, dhe se nuk ofrojnë asgjë më shumë se sa zgjidhje të shpejta dhe të rrejshme. Unë shpresoj shumë se ai do ta kuptojë se e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale që është vërtetë gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, një marrëveshje paqe në esencë, është ajo që duhet të bazohet në realitet, që Kosova është dhe do të vazhdojë të jetë një shtet i pavarur, dhe që pozicioni i tij i ri do të ndihmojë Serbinë për të lëvizur përpara duke pranuar realitetin që është një bazë për paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor, dhe për të gjithë Evropën në tërësi.

Ky është një lajm i mirë për rolin e BE-së në botë, për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor si një tërësi, përfshirë edhe Kosovën.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme