Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani sot, në mbledhjen e VI të Këshillit Komunal, ka vendosur  zgjatjen e orarit të punës në shërbimet e administratës komunale.

Ky vendim është në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve, përfshirë mërgatën, në shërbimet e administratës komunale, në fluksin më të madh të kërkesave përgjatë muajve korrik dhe gusht.

Orari i punës në shërbimet e Administratës Komunale gjatë ditëve të punës do të jetë deri në ora 20:00, kurse të shtuneve nga ora 09:00 deri ora 15:00.

Kryetarja Sinani ka deklaruar se i është lejuar furrave dhe pastiçerive që të punojnë 24 orë.

Kryetarja Sinani ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe punëtorët e administratës komunale për punën e tyre.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme