UEFA ka vendosur që ndeshja e anuluar ndërmjet Lindfieldit dhe Dritës t’i takojë ekipit irlandez me rezultat zyrtar prej 3-0,  lajm që ëshë konfirmuar na klubi ynë përmes faqes zyrtare në Facebook.

Ka qenë UEFA që e ka njoftuar Dritën për këtë lajm, ku klubi ka shprehur habinë për vendimin

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e Apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0”.

“Një vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë”, shkruan Drita.

“Arsyeja kryesore e këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë (14 gusht), e ku sipas vendimit thuhet se autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e “shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA, organizatore”.

“Jemi thellësisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport