Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth akuzave ndaj tij se është përfshirë në një rast të mashtrimit të 920 qytetarëve për viza pune në Gjermani.

Zeka, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka drejtuar gishtin ndaj udhëheqësve të institucioneve të shtetit, për gjoja montim të rastit ndaj tij.

Ai ka thënë se prapa akuzave ndaj tij për mashtrim të qytetarëve për viza qëndrojnë presidenti i vendit, Hashim Thaçi; kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Thaçi, Veseli e Lumezi ma montuan rastin e vizave”, ka deklaruar Zeka në T7. /Express/

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme