Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Srand Sjaastand, ka thënë se pret që deri në fund të vitit Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Srand Sjaastand, pret që deri në fund të vitit, apo në fillim të vitit të ardhshëm të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Tha se shteti nga ai vjen ka ndihmuar shumë edhe në arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa shton se Kosova dhe Serbia duhet ta marrin këtë si shembull dhe të ecin përpara.

“Shpresoj që të arrihet një marrëveshje në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Më lejoni të them se Norvegjia e ka mbështetur marrëveshjen mes Maqedonisë së veriut të Greqisë shpresoj që të shërbej si shembull. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë për një dialog normalizim, për një derë të hapur që për momentin kjo derë është e mbyllur”, tha ai.

Këto komente ambasadori norvegjez i bëri në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA, ku edhe janë paraqitur rezultatet dhe gjetjet e sondazhit mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ambasadori norvegjez, këtë studim e vlerëson të dobishëm i cili e ndihmon procesin e dialogut në vend.

“Të gjithë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, një konsensus një bashkëpunim e bënë këtë vend më të mirë”, tha ai, raporton EO.

Hulumtimin e prezantoi Anthony Heath nga Universiteti i Oxfordit.Në këtë raport gjetjet u ndanë në disa grupe.

Grupi i parë i gjetjeve se shumica e popullsisë në Kosovë është kundër ndërprerjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, 50% e tyre, pra as serbët as shqiptarët nuk pajtohen që dialogu të ndërpritet.

Grupi i dytë i gjetjeve fokusohet në çështjen nëse Kosova duhet të kërkoj të bashkohet me Shqipërinë, në rast se Kosova njihet nga Serbia.

Si dhe grupi i tretë i gjetjeve është për tre skenarët alternativë. 53% e përkrahin idenë se Kosova duhet të kërkojë bashkim me Shqipërinë nëse Kosova njihet nga Serbia, 40 % e refuzojnë këtë ide. 33% e shqiptarëve dhe 61%  e serbëve nuk pajtohen me opsionin se Kosova duhet të bashkohet me Serbinë.

Të realizohet ëndrra e shqiptarëve për të jetuar në një shtet të vetëm, 83% e shqiptarëve janë pro dhe 47% e serbëve janë kundër.

Në lidhje me atë se sa janë të kënaqur me status-quo-n e tanishme 91 % e shqiptarëve dhe 70% e serbëve janë “aspak të kënaqur”.

Sa i përket skenarit të dytë, dhënien së kompetencave ekzekutive për asociacionit të komunave me shumice serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de fakto nga Serbia, ka shumë pak mbështetje sikur në skenarin e dytë.

Vetëm 9% e të anketuarve janë përgjigjur fuqishëm se pajtohem. Skenari i 3 për korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe hapjes së rrugës për anëtarësim të Kosovës në OKB, 32% e shqiptarëve e mbështesin, dhe 33 % e serbëve janë për këtë opsion.

Por me këtë sondazh nuk po pajtohet kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në Dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti.

“Kam një problem me këtë sondash në hulumtime, pyetja e cila të drejton kah përgjigjja që e dëshiron. Përqindja ma e madhe e dëshirojnë këtë opsion. Pra duhet të kemi kujdes me sondazhe të tilla sepse opsionet që u janë prezantuan qytetarëve nuk janë të qarta”, tha ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme